Tetë ushqimet e shëndetshme që mund t’ju shkaktojnë probleme

Tetë ushqimet e shëndetshme që mund t’ju shkaktojnë probleme

Lifestyle February 17, 2020 - 16:09

Cilat ushqime të shëndetshme ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut?

Ushqimi i shëndetshëm është vetëm çështje ndërgjegjësimi. Për fat të keq, industria e ushqimit e ka bërë më të vështirë ndonjëherë të dimë në të vërtetë se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë jo, duke vendosur reklama dhe etiketa mashtruese në atë që është në të vërtetë ushqim i hedhurinave, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Lëngu Frutash

Lëngu i frutave futet në kategorinë e ushqimeve të shëndetshme, por konsumi i tyre jo vetëm që shkakton sheqerin tepërt por i mungojnë vitaminat dhe ju japin kalori boshe.

Qumështi

Qumështi dhe produktet e qumështit nuk janë të domosdoshme për dietën tonë. Edhe pse qumështi përmban kalcium të absorbueshëm dhe vitaminë D, nëse pini shumë prej tij, me siguri po i tejkaloni kaloritë e nevojshme për një ditë. Dhe, nëse jeni i rritur, mund të jeni në rrezik nëse hani rregullisht mish dhe vezë.

Salmoni i kultivuar në në fermë

Siç dihet salmoni përmban një sasi të konsiderueshme të omega-3. Për fat të keq salmoni fermentuar përmban pesticide të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Tuna

Autoritetet Spanjolle kohët e fundit rekomanduan të mos konsumoni ton në asnjë formë për fëmijët nën 10 vjeç dhe gratë shtatzëna. Kjo është për shkak të niveleve të larta të merkurit që gjendet në tuna, i cili është një metal toksik që mund të shkaktojë sëmundje nervore, ndihmon tretjen ose imunitetin.

‘Granola’

‘Granola’ përdoret si një ushqim i shëndetshëm por që në fakt përmban shumë sheqer. Përbërja e tyre me fruta të thata u shton masën e sheqerit edhe më shumë.

Buka

Duke ditur që buka përmban më shumë kalori dhe më pakë proteina dhe fibra, nuk e bënë të shëndetshme për njeriun. Gjithashtu edhe buka përmban një sasi sherri në të.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ndoshta është vaji më i shëndetshëm. Fatkeqësisht, kur njerëzit flasin për vajin e ullirit, ata shpesh harrojnë se shumica e këtyre përfitimeve vijnë nga vaji ekstra i virgjër i ullirit (EVOO).

Ushqimet që janë helmuese pa u gatuar

Fatkeqësisht shumë ushqime janë helmuese kur janë të pa përgatitura . Konsumimi i tyre mund të ndikojë keq në gjendjen tuaj shëndetësore. Arrëmyshku, bimë patatesh , lakër etj, janë disa nga suhqimet që janë helmuese nëse konsumohet të pa përgatitura.