Tetë sjellje të tij që s’duhet t’i ngatërroni me dashurinë

Tetë sjellje të tij që s’duhet t’i ngatërroni me dashurinë

Lifestyle February 18, 2020 - 16:00

Shpesh sjellja e dikujt na konfuzon. Një gjest i ëmbël mirësjelljeje mund të keqkuptohet, ashtu siç shumë veprime të tjera ngatërrohen me dashurinë.

Që të mos e gënjeni veten dhe ta dalloni qartazi nëse ai/ajo po shfaq vërtet interes apo janë thjesht veprime të zakonshme, analizoni shenjat më poshtë.

1. Kur ai pëlqen fotot e tua në Instagram

Mendo pak: edhe ti do t’i jepje “like” një fotoje profili të dikujt që e njeh, nëse ka dalë bukur. Ose ose, e kundërta: s’i pëlqen fare ajo foto, por e pëlqen sa për respekt. Shkurt, like-t tani s’i kursen njeri, të gjithë u bëjnë like të gjithëve dhe madje, ndonjëherë na pëlqejnë pikërisht ata që nuk u bëjmë like.

2. Kur pëlqen çfarëdolloj gjëje tënden në rrjetet sociale

Kjo s’do të thotë gjë. Asgjë! Mund të kesh një profil interesant për të por, kjo nuk do të thotë se i pëlqen.

3. Kur ai të qëras

Epo, është tjetër gjë kur dilni të dy me idenë për t’u njohur, dhe tjetër gjë kur vetëm ti del me idenë për t’u njohur me të. Por edhe kur dilni si miq, është minimumi që dikush mund të bëjë. Bëni mirë ta qërasni ju herën tjetër.

4. Kur ai të pyet a ke ndonjë plan të premten

Qetësohu! Ndoshta po shikon ç’mundësi ka për atë natë, dhe ti je një prej opsioneve. Urime!

5. Kur të merr në orën 1 të natës dhe kërkon të të takojë

Kjo, quhet “takim nate”.

6. Kur t’i kthen mesazhet në sekondë

Thjesht po të përgjigjet. Po të ishte më i interesuar, do të mendohej pak më shumë përpara se të të kthente.

7. Kur të kap dorën në rrugë

Mund të jetë thjesht një përpjekje për të krijuar afrimite fizik. Kaq.

8. Kur sillet mirë

Këtu ngatërrohemi gjithmonë ne. Ndoshta është thjesht djalë i mbarë, ndoshta nuk është fare i mbarë, por është i sjellshëm, me të gjitha.