A ka rrezik nëse gjatë shtatzënisë hyni në një vaskë me ujë të ngrohtë apo sauna?

A ka rrezik nëse gjatë shtatzënisë hyni në një vaskë me ujë të ngrohtë apo sauna?

Lifestyle February 28, 2020 - 10:57

Banja ju ndihmon të qetësoheni dhe të çlironi muskujt e tendosur pa paraqitur asnjë rrezik për shëndetin, por duhet të shmangni saunat.

Gjithashtu, edhe vaskat me ujë të ngrohtë mund të jenë tepër të rrezikshme.

Po të rrini dhjetë apo më shumë minuta në një vaskë me ujë të ngrohtë, temperatura e trupit do të rritet deri në 38.8 gradë celsius, duke ju shkaktuar hipertermi.

Disa studime kanë treguar se rreziku i abortit dhe i defekteve të tubit nervor te fetusi është më i madh nëse nënat ekspozohen ndaj temperaturave të larta në katër apo gjashtë javët e para të shtatzënisë.

Ekspozimi ndaj temperaturave të larta gjatë shtatzënisë, sjell rritje të temperaturës së trupit dhe ulje të tensionit.

Kjo ndikon për keq në furnizimin e foshnjës me oksigjen, ju do të trulloseni dhe ka mundësi edhe të humbisni ekuilibrin e të rrëzoheni.

Nëse vendosni të futeni në një vaskë me hidromasazh, mundohuni të ndiqni këshillat e mëposhtme:

– qëndroni më pak se dhjetë minuta;

-mundohuni të mos uleni pranë piletës, e cila nxjerr vazhdimisht ujë të ngrohtë;

– dilni menjëherë nëse filloni të djersiteni apo nuk ndiheni rehat;

-mos u fusni nëse jeni me temperaturë për shkak të gripit apo jeni të nxehta nga stërvitja.

Marrë nga libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.