Koronavirusi mund të jetojë në sipërfaqen e frutave dhe perimeve, ja çfarë të bëni përpara se ta konsumoni

Koronavirusi mund të jetojë në sipërfaqen e frutave dhe perimeve, ja çfarë të bëni përpara se ta konsumoni

Lifestyle March 26, 2020 - 20:42

Nje hulumtim ka konfirmuar që virusi Covid-19 mund të mbijetojë në sipërfaqe të forta plastike dhe çeliku për orë të tëra, në disa raste, për disa ditë, transmeton Zeri.info.

Tani rezulton se frutat dhe perimet gjithashtu mund të jenë bartës të virusit. "Covid-19, si të gjithë viruset e tjerë që shkaktojnë ftohje dhe grip, transmetohet kur kollitemi dhe teshtijm apo kur rrjedhin hundet . Kur kjo të ndodhë, pikat bien në çdo sipërfaqe brenda një rrezeje prej dy metrash", tha Dr. Sam Hay dhe shtoi se kjo është arsyeja pse transferimi i virusit është mjaft i lehtë.

"Kur fshini sytë, hundën ose gojën, transferoni virusin në gishta dhe më pas te objektet që prekni. Kjo vlen edhe për frutat dhe perimet në dyqane që njerëzit janë të lirë t’i prekin ”, paralajmëron ai. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni blerjen e ushqimeve të freskëta, por duhet të jeni më të kujdesshëm për përgatitjen dhe konsumimin e tyre. Këshillat e mia janë të prisni disa ditë para se të vendosni t'i konsumoni dhe t'i shpëlani mirë", tha Dr. Hay. Rekomandimet për larjen e frutave dhe perimeve janë si më poshtë.

1. Lani duart tuaja për 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.

2. Kontrolloni frutat ose perimet për dëmtim dhe hiqini ato me thikë.

3. Shpërlaje ushqimin para se të qerohet dhe sigurohuni që papastërtitë të mos vijnë në kontakt me thikën për të prerë ushqimin.

4. Fërkoni butësisht frutat ose perimet nën një presion uji.

5. Merrni një thikë të pastër dhe qeroni kastravecat, mollët ose patatet.

6. Thani ushqimin me një leckë të thatë, të pastër ose peshqir letre.

7. Kur bëhet fjalë për sallatë ose lakër, hiqni të gjitha gjethet e jashtme dhe shpërlani plotësisht me ujë. Frutat dhe perimet mund të ruhen në frigorifer nën 5 gradë celcius./ZERI