Për apo kundër punës nga shtëpitë?

Për apo kundër punës nga shtëpitë?

Lifestyle October 18, 2020 - 11:45

Puna nga shtëpitë duhet të “kthehet në normë”, ka thënë kryeministri belg, Alexander De Croo më 16 tetor, teksa ka bërë të ditura kufizimet e reja në lëvizje si pasojë e përkeqësimit të situatës me koronavirus në Belgjikë.

Sikur edhe shumë aspekte tjera të përditshmërisë, pandemia e koronavirusit ka ndryshuar edhe mënyrën e të punuarit, meqë kufizimet e vëna, me qëllim të ndaljes së këtij virusi, janë përcjellë me thirrjet për qëndrim sa më të madh në shtëpi dhe mbajtje të distancës fizike.

Prej muajit mars, kur koronavirusi edhe është shpallur pandemi, nëpër rrjetet sociale janë publikuar një mori materialesh që kanë treguar vështirësitë apo të mirat e punës nga shtëpitë.

Gazetarja e rrjetit televiziv amerikan, Hala Gorani ka qenë njëra prej tyre, e cila ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram materialin që ka treguar se si ajo është përkujdesur që gjithçka të jetë në rregull, derisa ka nisur transmetimi i emisionit nga shtëpia e saj.

Ndërkohë arritja e objektivave ka ngjallur diskutime rreth asaj nëse duhet kthyer nëpër ambiente të punës pas përmirësimit të situatës epidemiologjike, pa harruar edhe dilemat rreth performancës nga ambientet shtëpiake.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë