5 rregulla si të përshtateni me punën dhe kolegët e rinj

5 rregulla si të përshtateni me punën dhe kolegët e rinj

Lifestyle March 01, 2021 - 23:29

Punë e re, stimulime të reja, kolegë të rinj… Me pak fjalë, çdo gjë nis nga e para. Të bëheni pjesë e një zyre të re nuk është asnjëherë e thjeshtë, ndaj lipset adaptimi i një tërësie rregullash të mirësjelljes në funksion të krijimit të marrëdhënieve të mira në kompani.

Duhet të mësoni emrat e kolegeve, të kuptoni çfarë të bëni të dukeni mirë dhe aktiv për atë që jeni marrë në punë, por edhe të jeni të këndshëm me kolegët e rinj.

Ditët e para janë shumë të rëndësishme për të bërë të kuptoni se kush jeni, sa ju pëlqen puna dhe që të vini në pah aftësitë tuaja.

Aleati juaj më i mirë? Rregullat! Mbase ju duket si diçka e kotë, por rregullat e një edukate të mirë do t’ju ndihmojnë. Gjeni më poshtë 5 këshilla nga Ekonomia Online:

Mund të dërgoni një mail për të gjithë në mënyrë që të prezantoheni – Një e-mail prezantimi me ëe dhënat tuaja profesionale me dy rreshta dhe mënyrën se çfarë do të punoni.

Përshtatuni me “kodin e veshjes” të zyrës – Si duhet te visheni është shume e rëndësishme. Formale? Jo formale, por elegante? Super easy? Ketë gjë do ta zbuloni gjatë kohës, ndërkohë mos guxoni të zbuloheni shumë apo të vishni atlete, mbase nuk janë të përshtatshme në punën tuaj të re.

Jini diplomatik – Sipas një kërkimi, arsyeja kryesore e zënkave në zyre është ajri i kondicionuar. Femrat janë më të ndjeshme se meshkujt dhe e ndjejnë menjëherë temperaturën e freskët. Nëse zyra është e hapur, mundohuni të jini e sjellshme dhe diplomatike dhe merr diçka me tepër me vete. Kur te keni me shume konfidencë mund te kërkoni me mirësjellje të ngrini apo te ulni temperaturën.

Mos shko me vonesë në pune – Sapo keni ardhur në punën e re dhe nuk mund t’i lejoni vetes të shkoni me vonesë. Do të zbuloni me pas nëse orari i hyrjes është disi me elastik.

Kujdes me kolegët – Sapo keni ardhur dhe nuk i njihni të gjithë kolegët. Kështu më mirë të mos ndikoheni nga opinioni i të tjerëve mbi dikë që ju duket i këndshëm. Mund të krijoni përshtypjet tuaja sipas eksperiencave personale. Deri atëherë përqendrohuni në punë.