Ky është gabimi që bëni para gatimit të kërpudhave

Ky është gabimi që bëni para gatimit të kërpudhave

Lifestyle November 20, 2022 - 20:02

Ja çfarë duhet bërë…

Shumë u befasuan kur panë një video në të cilën një grua zbuloi se kërpudhat nuk duhen larë me ujë.

Anita, është një grua që ndan këshilla dhe truke gatimi në profilin e TikTok @tastyentertaining çdo ditë. Në një nga postimet e saj ajo thotë se kërpudhat njerëzit i lajnë para prerjes dhe gatimit për të hequr mbetjet e dheut, por në fakt kjo është e gabuar.

Kërpudhat janë si një sfungjer, thithin gjithçka, përfshirë edhe ujin, pra kjo vetëm sa ua prish shijen dhe krijon shumë lëngje në pjatën që po përgatitni.

Në vend të kësaj, ato duhet të qërohen, transmeton Telegrafi.

Nxirrni kërcellin e tyre, kthejeni në anën tjetër dhe qëroni nga mesi i cili tani është i zbrazët nga jashtë. Mos i hidhni mbetjet – mund t’i ruani për ndonjë vakt tjetër.

Derisa disa, tashmë të njohur me këtë truk, shkruanin të habitur se dikush nuk i qëron kërpudhat, të shumtë ishin ata që u tronditën, sepse as që dinin që kërpudhat mund të qërohen, transmeton “Mirror”.