Nuancat e vjeshtës, tendenca të reja në makijazh

Nuancat e vjeshtës, tendenca të reja në makijazh

Lifestyle November 24, 2022 - 20:47

Truqet që kursejnë para dhe bëjnë që fytyra të duket e përsosur edhe atëherë kur ditët me diell mungojnë.

Shpërthimet e fundit të verës na kujtojnë se sezoni i ri është gjithashtu koha për të ndryshuar grimin që kemi përdorur gjatë ditëve të ngrohta dhe me diell.

Grimeri profesionist Apollo Barragan kujton se pamja e bukur fillon me kujdesin e lëkurës, transmeton KP.

1. Kremi hidratues dhe pudra janë një kombinim i duhur

Shtoni pak krem hidratues në pudër në mënyrë që të ruani lagështinë dhe t’i siguroni lëkurës së fytyrës hidratim të përhershëm, posaçërisht nëse lëkura e fytyrës suaj është e thatë dhe e prirë ndaj pëlcitjes apo zbokthit.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që kremrat të cilat zakonisht i përdorni për kurën e lëkurës do të duhej t’i përjashtoni nga rutina ditore – përkundrazi. Kura e zakonshme është parakusht që grimi zbukurues të qëndrojë mirë.

2. Kujdes me bronzerin

Gjithashtu mund të përdorni bronzer në pjesë të caktuara të fytyrës për të theksuar tenin e lëkurës. Të vetmen gjë që nuk do të duhej ta bënit është kombinimi i bronzerit me pudrën dhe aplikimi në gjithë fytyrën, paralajmërojnë stilistët e grimit.

Bronzerin aplikojeni në pikat strategjike në fytyrë, aty ku lëkura duket natyrshëm e nxirë. Nëse e përzieni me pudrën dhe e aplikoni në gjithë fytyrën, nuk do të duket bukur. Ju sugjerojmë shtimin e një sasie të vogël bronzeri në bazën e grimit dhe aplikimin e këtij kombinimi në vendet e fytyrës në të cilat teni është më i zbehtë derisa ai të njëjtësohet natyrshëm.

3. Zgjedhja e duhur e ngjyrës së buzëkuqit

Nëse dëshironi të përdorni buzëkuq më të errët apo buzëkuq për buzë, mbetjen e bazës do të duhej ta plotësojë atë ndryshim. Gjeni nuancën e duhur e cila i përshtatet tenit të lëkurës suaj. Nëse lëkura juaj ka nuanca rozë, zgjidhni nuanca të thella kumbulle ose kokrra të kuqe.

Nëse, nga ana tjetër, çehrja juaj është e verdhë, zgjidhni një buzëkuq më të errët me nuanca kafe ose portokalli. Ngjyrat neutrale të lëkurës shkojnë mirë me të dy opsionet e përmendura të buzëkuqit. /telegrafi