Katër zakonet që vrasin një marrëdhënie në çift

Katër zakonet që vrasin një marrëdhënie në çift

Lifestyle December 11, 2025 - 12:45

Askush nuk e di se sa do të zgjasë një lidhje, por ka disa shenja që tregojnë nëse ju do të jetoni të lumtur përgjithmonë apo marrëdhënia juaj është drejt ndarjes përfundimtare.

Sipas studimeve, katër janë faktorët ose zakonet e çifteve që i çojnë ato drejt ndarjes edhe kur kanë disa vite martesë mbi supe.

Kritikat 

Kritikat e shpeshta, sidomos ato që lidhen me personalitetin, janë të dëmshme në një marrëdhënie.

Mospërfillja 

Përbuzja, mospërfillja, sarkazma, rrotullimi i syve, imitimi e bëjnë partnerin të ndihet i pavlefshëm në lidhje.

Vetëmbrojtja 

Kur dikush në mënyrë të vazhdueshme justifikon gabimet dhe nuk merr përgjegjësi kjo sinjalizon fundin e një lidhje.

Kundërshtimi

Kundërshtimi është një rezultat i kritikave të zgjatura, përbuzjeve dhe mbrojtje të vazhdueshme. Në këtë pikë partneri nuk bën më asnjë përpjekje për të çuar përpara lidhjen.