Jeni të lodhur e nuk keni energji, ja si të veproni!

Shëndetësi January 11, 2019 - 08:58
Lexo detajet!

A e keni të vështirë të zgjoheni nga shtrati gjatë dimrit, keni përshtypjen se gjatë tërë ditës jeni të përgjumur dhe mbështeteni në kafe për ta shtyrë ditën? Me shkurtimin e ditës të gjithë e dimë se sa e vështirë është të zgjohemi në mëngjes me energji, sepse jashtë është errët dhe vranët. Për fat ekzistojnë disa mënyra që të keni më shumë energji edhe gjatë dimrit, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Kaloni kohë jashtë

Është fakt se gjatë dimrit ka më pak dritë gjatë ditës, ndërsa kjo mund të rrënojë balancën delikate të ritmit të organizmit, respektivisht ritmin e gjumit dhe të zgjimit. Pasi jashtë është errët trupi prodhon më shumë metatoninë, çka bën të jemi të përgjumur. Mundohuni që të kaloni sa më shumë kohë në dritën e ditës. Edhe një shëtitje e vogël pasdite, pas drekës, mund t’ua rrisë energjinë, t’ua ulë shtypjen e gjakut dhe t’ua përmirësojë humorin.

Flini shëndetshëm

Është e logjikshme se mungesa e gjumit mund të bëjë që ditën e ardhshme të ndihemi të lodhur, por edhe gjumi i tepërt mund të bëjë që në mëngjes të ndihemi të përgjumur. Mundohuni të bini në gjumë në të njëjtën kohë, që të zgjoheni në kohën e njëjtë dhe të flini 8 orë gjatë natës, shkruan më tutje Gazeta "Zëri". 

Ushtroni

Kur nuk keni mjaftueshëm energji, me siguri se ushtrimet janë gjëja e fundit që ju bien ndërmend, por një dozë e shëndetshme e ushtrimeve në mëngjes do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Mjafton të ushtron 150 minuta në javë.

Zgjidhni ushqimin sipas kohës

Në vend që të zgjidhni një filxhan kafe, mundohuni ta rrisni energjinë me ushqime me vlera të larta ushqyese. Shmangni ëmbëlsirat në mënyrë që ta ngrini shpejt energjinë: fillimisht do të ndiheni mirë, por kjo do të zgjasë shkurt dhe sërish do të keni dëshirën për ëmbëlsira. Hani ushqime që ju mbushin me vitamina, siç janë frutat, mishi i peshkut, sidomos salmoni etj. /Zeri

  • Vitaminat: A, B, C, D, E
  • Proteinat: 1.5 g
  • Mineralet: hekur, magnez, kalium