Çfarë duhet të hani nëse keni infeksion urinar?

Shëndetësi February 05, 2019 - 08:55
Lexo detajet!

Gjithnjë e më shumë femra kanë probleme të përditshme me infeksionet urinare. Njëri nga shkaktarët e infeksioneve të tjera gjithsesi është mënyra joadekuate e të ushqyerit, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Derisa e tretim ushqimin që e hamë në organizmin tonë krijohen molekula të cilat ndikojnë në rritjen e baktereve në shumë sisteme të organeve, duke përfshirë edhe traktin urinar.

Për këtë arsye mjekët shpesh u përshkruajnë regjim të posaçëm të të ushqyerit personave që kanë infeksion urinar. Pasi ekzistojnë ushqime të cilat i bëjnë dëm organizmit dhe sjellin infeksionet urinare, ashtu ekzistojnë edhe ushqimet të cilat na ndihmojnë t’i luftojmë ato.

Ushqimet e tilla quhen polifenole, antioksidues të fuqishëm, të cilët gjatë tretjes shndërrohen në molekula që pengojnë shumimin e baktereve në urinë. Ushqimet që përmbajnë polifenolë janë boronicat e freskëta, çaji i brusnicës, jogurti, çaji i zi dhe çokollata e zezë. /ZERI