Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i hurmave

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i hurmave

Shëndetësi maj 16, 2019 - 08:22
Këshilla jetësore

Nga hurmat keni shumë përfitime shëndetësore. Sipas Julie Garden-Robinson, ligjërues në Universitetin e Dakotës Veriore, hurmat përmbajnë bor (element kimik), që ndikon që të keni eshtra të shëndetshme.

Po ashtu, sipas një studimi tjetër, mineralet si kalciumi, magneziumi, fosfori e të tjera, që janë në fruta të thata, forcojnë eshtrat tuaj dhe ju ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve si osteoporoza (është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane).

Hurmat përmbajnë shumë fibra, që ndihmojnë sistemin e tretjes, meqë kërkon shumë fibra në mënyrë që të funksionojë siç duhet./ZËRI