Disa këshilla që takimi i parë të jetë i suksesshëm

Disa këshilla që takimi i parë të jetë i suksesshëm

Shëndetësi May 16, 2019 - 08:23
Këshilla jetësore

Takimi i parë me një person që pëlqeni shumë është shumë emocionues dhe kjo gjë është shumë normale, pasi nuk dini çfarë të prisni nga personi tjetër. Më poshtë mund të lexoni disa këshilla që t’i bëni përshtypje personit tjetër, transmeton Gazeta "Zëri".

Vishuni bukur

Përshtypja e parë zgjat, kështu që përgatituni të dukeni sa më pastër dhe sa më bukur që është e mundur. Mos e teproni me përdorimin e parfumit, me grim ose me veshje ekstravagante. Mundohuni të dukeni sa më e thjeshtë dhe vishni diçka të rehatshme.

Vendtakimi

Për takimin tuaj të parë duhet të zgjidhni një vend që ju mundëson një bisedë të mirë. Një klub nate plot njerëz natyrisht se nuk e lejon një gjë të tillë, kështu që kujdesuni të gjeni një vend relaksues, jo të zhurmshëm.

Sjellja juaj

Bëhuni të kujdesshëm për sjelljen tuaj në takimin e parë. Mundohuni të mos i kafshoni thonjtë ose t’i sillni flokët rreth gishtit në mënyrë të nervozuar… Më e mira do të ishte të largoni ngadalë flokët nga fytyra në një mënyrë flirtuoze.

Komunikimi i mirë

Përdorimi i aftësive komunikuese mund të përcaktojë kahun e takimit tuaj. Mundohuni të mbani kontakt me sy, por mos i fiksoni ata tek ai. Dëgjoni të gjitha që ai i thotë dhe mos e ndërprisni. Mundohuni të mos sillni tema të rënda në takimin e parë dhe lejoni që ai t’ju njohë ju më mirë.

Bëhuni të kujdesshëm për sjelljen tuaj në takimin e parë. Mundohuni të mos i kafshoni thonjtë ose t’i sillni flokët rreth gishtit në mënyrë të nervozuar…

Përdorimi i aftësive komunikuese mund të përcaktojë kahun e takimit tuaj. Mundohuni të mbani kontakt me sy, por mos i fiksoni ata tek ai./ZËRI