Po përhapet një sëmundje seksualisht e transmetueshme, që nuk shfaq simptoma

Po përhapet një sëmundje seksualisht e transmetueshme, që nuk shfaq simptoma

Shëndetësi May 24, 2019 - 16:13
Këshilla jetësore

Shkencëtarët kanë kërkuar më shumë kujdes, sepse sëmundja Mycoplasma genitalium, është duke marrë hov të madh.

Deri më tani, vetëm një për qind e njerëzve nga 16 deri në 44-vjeçar, është raportuar se e kanë këtë sëmundje, transmeton Telegrafi.

Studimi i bërë me 4,500 njerëz, ka treguar se ata që kanë më shumë partner seksual dhe nuk kanë përdorur prezervativ gjatë seksit, kanë qenë më të atakuar.

Tek personat që nuk kanë kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale, është gjetur se nuk e kanë këtë sëmundje.

Kjo ka bërë të vërtetohet, se kjo sëmundje transmetohet etëm me marrëdhënie seksuale.

Të prekurit nga kjo sëmundje pësojnë dëmtim të kanaleve të urinës, legenit dhe është rrezik për femra, sepse mund të mbesin fertile.