Gabimet që bëni gjatë larjes së dhëmbëve

Gabimet që bëni gjatë larjes së dhëmbëve

Shëndetësi May 24, 2019 - 17:16
Këshilla jetësore

Larja e dhëmbëve është një proces që secili nga e ne e vlerëson të atillë që duhet të kryhet shpejt e shpejt.

Shumë njerëz përdorin furça të ashpra, përdorin forcën, të cilat sipas dentistëve, janë veprime që mund t’iu shkaktojnë dëme në mishin e dhëmbëve.

Përdorimi me forcë i furçës

Ekziston ideja se përdorimi i furçës së dhëmbëve me dhunë bën që të pastrohen dhëmbët më mirë. Gabim! Ne kurrë nuk duhet t’i lajmë dhëmbët në këtë mënyrë, përndryshe ne rrezikojmë të prishim smaltin e tyre.

I lani menjëherë pas ngrënies

Ka nga ata që e kanë zakon të lajnë dhëmbët menjëherë pas ngrënies së ndonjë ushqimi të caktuar, çfarëdo qoftë shija. Në fakt, ekspertët rekomandojnë të pritet të paktën 30 minuta pas përfundimit të ushqimit, për t’i pastruar dhëmbët.

Lëvizjet lart e poshtë

Kjo lëvizje vlerësohet të praktikohet bukur shpesh nga një numër i madh njerëzish. Megjithatë, ajo çfarë rekomandojnë ekspertët shëndetësor është lëvizja ovale, e cila thuhet se është shumë më efektive në eliminimin e baktereve të ngecura në pjesën kufizuese ndërmjet mishit të dhëmbëve dhe këtyre të fundit.

Nuk lani gjuhën

Ka furça të veçanta për të pastruar gjuhën. Kur lani gojën, natyrisht, edhe gjuha duhet të jetë pjesë e higjienimit.