Truku më i thjeshtë që mund ta përdorni për ta lënë sheqerin dhe për të humbur peshë

Truku më i thjeshtë që mund ta përdorni për ta lënë sheqerin dhe për të humbur peshë

Shëndetësi qershor 12, 2019 - 20:03
Këshilla jetësore

Një grua 40-vjeçare, e quajtur Mary, nuk kishte pasur probleme mjekësore derisa ishte futur në fazën e menopauzës.

Kjo grua nuk kishte pasur probleme hormonale gjatë jetës së saj – kishte lindur fëmijë dhe trupi kishte mbetur i njëjtë, transmeton Telegrafi.

Trupi ende kishte qenë i përsosur, por menopauza kishte shkaktuar që metabolizmi i sajt ë ngadalësohet dhe kështu ajo kishte filluar të shtojë peshë.

Skuqjet, djersitjet e natës dhe simptomat e ngjashme ia kishin shkaktuar problemet me gjumë. Veç kësaj, asaj kishte filluar t’i luhatej disponimi dhe nuk ndihej aq e lumtur sa dikur.

Prandaj, ajo kishte vendosur ta ndihmonte veten dhe ta ndryshonte mënyrën e të ushqyerit, por edhe shprehitë tjera që kishin pasur efekt të dëmshëm në gjendjen e saj.

Më saktësisht, ajo kishte refuzuar të përdorte medikamente për shkak të ndryshimeve hormonale, por kishte preferuar trajtimet natyrale.

Pra, përveç ushtrimeve fizike dhe teknikave të relaksimit, ajo e kishte ndryshuar edhe mënyrën e të ushqyerit.

Ajo kishte ndalur konsumimin e sheqerit dhe si rrjedhojë kishte pësuar shumë përfitime.

Ekspertët pohojnë se sheqeri ka veti shkatërruese, prandaj e dëmton shumë trupin.

Sheqeri mund ta keqësojë thuajse çdo sëmundje, duke përfshirë menopauzën, dhe shpie në ruajtje të yndyrës, në depresion, ankth, në luhatje të disponimit, ndikon në funksionin e trurit dhe e shpejton procesin e plakjes.

Por, nëse e kini problem të hiqni dorë nga sheqeri, ekspertët e kanë një këshillë për ju: provojeni kokosin!

Ekspertët thonë se kokosi është zgjidhje efektive natyrale si zëvendësim për sheqerin.

Vaji i kokosit ka acide yndyrore të cilat janë burim i shëndetshëm i yndyrave që përdoren për energji të trupit dhe nuk ruhen si depozita të dhjamit.

Gjithashtu vaji i kokosit nuk i rritë nivelet e sheqerit në gjak, por vetëm ndihmon në rritjen e energjisë.

Vaji i kokosit mund të përdoret në kuzhinë, por edhe mund ta bëni ndonjë kombinim me ujë dhe ta konsumoni si pije freskuese.

40 vjeçarja Mary e ka zëvendësuar sheqerin me vaj kokosi dhe ka humbur dhjetëra kilogramë. Tani ajo ka më shumë energji dhe nuk ka luhatje disponimi.