Agrumet ndikojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut

Agrumet ndikojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut

Shëndetësi June 20, 2019 - 08:12
Këshilla jetësore

Qitroja ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak. Në saje të përbërësve të tij ai jo vetëm që tret yndyrat, por rregullon dhe qarkullimin e gjakut, transmeton Zëri.info.

Qitroja lufton trigliceridet, është antioksidant, përmban vitamina e mbron kapilarët e gjakut. Redukton nivelin e trigliceridit, agresionin e pllakëzave, viskozitetin e gjakut, ul presionin e gjakut dhe redukton fibrilimin e barkushes së zemrës dhe të aritmisë. Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut është lëngu i limonit.

Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Në të gjitha sëmundjet e shkaktuara nga hipertensioni lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe këshillohet që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre./ZËRI