Tri ushqimet që jua zgjasin jetën

Tri ushqimet që jua zgjasin jetën

Shëndetësi June 20, 2019 - 08:38
Këshilla jetësore

Studime të ndryshme kanë dëshmuar se mënyra se si ushqehemi ndikon shumë edhe në jetëgjatësinë tonë. Secilin mjek ose ekspert i ushqimit rekomandon që të hamë ushqim sa më të shëndetshëm, ndërsa në listën e ushqimeve të cilat vërtet ndikojnë në jetëgjatësi dallohen sidomos tri prej tyre, transmeton "Zëri.info".

Image

Vera e kuqe

Resveratroli është një kompleks në verë të kuqe që vjen nga lëvorja e rrushit dhe i jep ngjyrë kësaj frute. Kohët e fundit studiuesit gjetën se resveratroli rrit aktivitetin e gjeneve specifike të quajtura Sirtuin, të cilat mbrojnë kundër sëmundjeve të plakjes, duke stimuluar mitohondritë, bateritë e vogla brenda qelizave tona. Alkooli mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë dhe të mbrojë ADN-në tonë nga dëmtimi. Studiuesit zbuluan se gjatësia e telomereve tona (fijet e ADN-së në skajet e kromozomeve) përcakton se sa kohë do të jetojmë. Një studim i fundit gjeti se ndërsa kafeina redukton telomeret, alkooli i zgjat ato. Sigurisht çelësi është konsumi i saj në mënyrë të moderuar.

Image

Kosi

Bakteret që jetojnë në stomakun tonë çdo ditë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në mjekësi. Kjo është për shkak se ekziston një lidhje e veçantë në mes të florës në stomak dhe sistemit imunitar. Në fakt studiuesit besojnë se sistemi imunitar “jeton” në stomakun tonë. Tani shkencëtarët janë duke testuar nëse disa lloje të probiotikëve mund të zgjasin jetëgjatësinë. Për të qenë të sigurt se po konsumoni probiotikët e duhur shikoni në paketim nëse kosi që keni zgjedhur përmban bifidobaktere.

Image

Qershia

Polifenolet janë molekula që janë gjetur në qershi dhe që mbrojnë ato nga rrezatimi ultravjollcë dhe infeksionet. Studimet kanë konfirmuar se kjo molekulë mbron edhe njerëzit njësoj. Gjegjësisht nëse çdo ditë konsumojmë 650 mg polifeol do të jetojmë më gjatë se ata që marrin më pak se kaq. Një racion me qershi përmban 1200 mg polifenole, boronicë 700 mg dhe domate rreth 1500 mg./ZËRI