Këto janë rreziqet nga shmangia e mëngjesit

Këto janë rreziqet nga shmangia e mëngjesit

Shëndetësi June 24, 2019 - 13:25
Lexoni detajet

Një person që nuk konsumon mëngjes është më i rrezikuar të pësojë një goditje në zemër sesa një tjetër person që e konsumon atë. Njerëzit që shmangin ushqimin në mëngjes janë pothuajse dy herë më shumë të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës, përcjell "Zëri.info".

Mungesa e vaktit të parë të ditës lidhet me ndryshimet e oreksit, me presionin e lartë të gjakut dhe me ndryshimet e dëmshme në nivelet e kolesterinës.

Të dhënat u grumbulluan nga më shumë se 6000 pjesëmarrës nga mosha 40 deri në 75 vjeç dhe nxjerrin në pah historinë e sëmundjeve kardiovaskulare ose të kancerit që kanë kaluar këta persona.

Personat e përfshirë në studim, të cilët nuk kishin konsumuar asnjëherë mëngjes, kishin një rrezik 87% më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare sesa ata që e konsumonin mëngjesin çdo ditë./ZERI