Ushqimet organike ulin rrezikun e kancerit
Ushqimi organik që rritet pa përdorimin e pesticideve, plehrave artificiale ose teknikave të modifikimit gjenetik (GM) ul rrezikun e kancerit, përcjell "Zëri.info".
Mishi organik, vezët dhe produktet e qumështit që vijnë nga kafshët që nuk u janë dhënë antibiotikë ose hormone të rritjes gjithashtu ulin rrezikun e sëmundjeve të pashërueshme.
Hulumtuesit zbuluan se njerëzit që hëngrën ushqime organike ishin 24% më pak të rrezikuar nga kanceri, duke i krahasuar me njerëzit që nuk hanë ushqim të tillë.
Njerëzit të cilët hëngrën më shumë ushqim organik kishin një mënyrë jetese më të shëndetshme. Për të zvogëluar rrezikun e kancerit studiuesit sugjerojnë një stil jete të shëndetshme.
Të ndiqet një dietë e caktuar, aktivitete sportive, të mos konsumohet mishi i përpunuar, të qëndrohet larg duhanit dhe pijeve alkoolike etj./ZERI