Noti redukton ankthin dhe stresin

Noti redukton ankthin dhe stresin

Shëndetësi June 24, 2019 - 13:34
Lexoni detajet

Në saje të lëvizjes së të gjitha gjymtyrëve të trupit pas një seance noti do të ndiheshit me aktivë dhe më energjikë, përcjell "Zëri.info".

Noti është aktiviteti që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi është një ndër sportet më të pasura me lëvizje teknike ndryshe nga vrapi ose çiklizmi. Noti është sporti më gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit.

Efektet më të dukshme janë në qarkullimin e gjakut dhe në tensionin e arterieve, sidomos për ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Në saje të lëvizjes së të gjitha gjymtyrëve të trupit pas një seance noti do të ndiheshit më aktivë dhe më energjikë. Sipas një studimi të kryer së fundi thuhet se noti mund të reduktojë ankthin dhe depresionin.

Studimi thotë se 3.3 milionë britanikë me ankth dhe me depresion bëjnë not një herë në dy javë ose në tre javë. Por më shumë se 400.000 prej tyre kanë arritur t’i reduktojnë vizitat te doktori thjesht duke bërë not më rregullisht. 43% e të anketuarve kanë deklaruar se noti i bën më të lumtur, ndërsa më shumë se 15% kanë thënë se ndihen më të motivuar për të nisur aktivitetet e tyre pas një seance noti.

Gjithashtu noti mban trupin në formë. Njerëzit që notojnë humbasin shumë kalori./ZERI