Rrini vonë duke shikuar filma? Mund të vuani nga ky problem shëndetsor

Rrini vonë duke shikuar filma? Mund të vuani nga ky problem shëndetsor

Shëndetësi June 26, 2019 - 22:46
Lexo tjera detaje

Një studim këshillon burrat të cilët dëshirojnë që të behën prindër, të bien në gjumë më herët.

Shkenctarët besojnë se ata të cilët qëndrojnë deri natën vonë kanë më shumë gjasa që të kenë spermë jo të shëndetëshme, dhe janë më pak fertil, raporton “Daily Star”, transmenton lajmi.net.

Studimet e bëra nga Universiteti i Arus, tregojnë se meshkujt pjesëmarrës kanë spermë më të ulët nëse bien në gjumë pas orës 10:30pm.

Për këtë arsye, shkenctarët i sugjerojnë ciftet të cilët dëshirojnë të bëhen prindër të bien në gjumë më herët. Studiuesit e Danimarkës kanë mbatur ndikimin e gjumit tek pjesëmarrësit, mesatarja e moshës së tyre ishte 34 vjecarë.

Të gjithë ata ishin duke përpjekur për të berë fëmijë, por disa kishin më shumë probleme sesa të tjerët.

Ata të cilët kishin bërë gjumë para 10:30pm kishin gjasa diku rreth 2.5% të kenë spermë më të shëndetëshme. Me sa duket, mos gjumi i rregullt mund të shkaktojë probleme me konceptim duke zvogëluar sektretimin e hormoneve riprodhuese.