Nargjilet të dëmshme për shëndetin më shumë se çdo formë tjetër e duhanpirjes

Nargjilet të dëmshme për shëndetin më shumë se çdo formë tjetër e duhanpirjes

Shëndetësi August 22, 2019 - 08:13
Lexo Detajet

Përderisa popullariteti i nargjileve është rritur viteve të fundit, hulumtuesit thonë se ato mund të jenë më të rrezikshme sesa çdo formë tjetër e pirjes së duhanit.

Me një pajisje të veçantë testuese, hulumtuesit i kanë analizuar efektet e konsumimit të nargjileve deh kanë zbuluar se vetëm një thithje nga një tub i nargjiles përmban po aq shumë substanca të dëmshme sa cigaret.

Tymi i nargjileve gjithashtu ka shumë kimikale toksike dhe të dëmshme, siç është nikotina dhe që mund të shpijë në varësi të duhanit.

Përveç nikotinës, tymi përmban edhe përbërës karbonil dhe benzen, që njihen si kancerogjen.

Nargjilet prodhojnë edhe sasi të mëdha të monoksidit të karbonit, kryesisht nga djegia e qymyrit për ta nxehur duhanin ose përbërjen bimore.

Studimi, i cili është publikuar në revistën “Aerosol Science and Technology” gjithashtu iu është referuar edhe plot rasteve me intoksikim të monoksidit të karbonit.