Këto ushqime mund ta shkaktojnë migrenën

Këto ushqime mund ta shkaktojnë migrenën

Shëndetësi August 22, 2019 - 14:45
Detajet

Krahas shumë faktorëve, edhe ushqimi ka një ndikim në rritjen e rrezikut nga  migrena, sëmundje kjo e cila është shumë e përhapur.

Disa nga ushqimet që e shkaktojnë migrenën janë:

Vezët- nëse keni një sistem tretës të ndjeshëm, atëherë duhet të keni kujdes me konsumimin e vezëve. Ato në disa raste mund ta rrisin sasinë e amoniakut, duke e dëmtuar sistemin qendror të trurit.

Gluteni dhe prodhimet e tij- produktet e përbëra nga elbi, thekra dhe gruri mund ta dëmtojnë sistemin imunitar dhe mund ta rrisin sasinë e histaminave, të cilat e rrisin rrezikun e migrenës.

Mishi- të gjitha llojet e mishit mund ta rrisin rezikun e migrenës, dhe janë shumë të dëmshme edhe për trurin.

Ushqimet e fermentuara- të gjitha turshitë të cilat kanë për bazë uthullën, e rritin aciditetin dhe shërbëjn si nxitës të migrenës.

Kripa- tanimë dihet se kripa është shumë  e dëmshme për shëndetin.

Vajrat- disa lloje jo të shëndetshme të vajrave, mund të jenë shkaktare të migrenës, kështu që duhet të keni kujdes gjatë konsumimit të tyre.