Shkencëtarët tregojnë çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ecni zbathur

Shkencëtarët tregojnë çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ecni zbathur

Shëndetësi shtator 11, 2019 - 18:34
Detajet

Kur ka qenë hera e fundit kur keni ecur zbathur?

“Tokëzimi” është një praktikë e lashtë që njerëzit e përdornin për t’u lidhur me Tokën. Kësisoj, edhe ecja zbathur ua mundësonte popujve të lashtë ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Por, duket se kjo praktikë, përtej relacionit shpirtëror, ka edhe përfitime shëndetësore për ata që e fusin në funksion atë.

Planet Earth ka fushën e vet të energjisë, dhe në vitin 1952, W.O. Schumann, fizikant gjerman dhe profesor në Universitetin e Mynihut, e vërtetoi një gjë të tillë, duke pohuar se kjo lloj energjie mund të shërojë osteoporozën, sëmundjen e tiroides etj.

Në anën tjetër, Dr. Jonathan Kaplan, një specialist kirurgjie më Institutin Ortopedik të Hoag-ut, ka listëzuar përfitimet shëndetësore që ofron ecja zbathur në Tokë. Ndiqeni atë në paragrafin në vijim:

– Balancim më të mirë

– Përmirësim të mekanizmit dhe përforcim të gjunjve

– Këmbë më të forta.