Disa fakte interesante rreth trupit tuaj, që asnjëherë nuk i keni dëgjuar

Disa fakte interesante rreth trupit tuaj, që asnjëherë nuk i keni dëgjuar

Shëndetësi September 20, 2019 - 18:32
Detajet

Besoni ose jo, por edhe detajet më të vogla mund të ndikojnë në shëndetin e trupit tuaj.

Me sa duket, trupi jonë ka nevojë për suplemente të brokolit, ushqimet e shëndetshme na bëjnë të dëgjojmë më mirë dhe mbyllja e syve mund të na ndihmojë të i kujtojmë gjërat.

Në këtë artikull i gjeni disa fakte të pabesueshme që na bënë të i ri mendojmë shprehitë dhe ta përmirësojmë shëndetin tonë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Dy kafe në ditë e mbajnë mjekun larg

Sipas “British Medical Journal”, të i pini 2 apo 4 gota kafe në ditë është përfituese për shëndetin tonë.

Personat optimist jetojnë më gjatë

Sipas shkencëtarëve optimistët jetojnë më gjatë sesa pesimistët. Kjo sepse, optimistët kanë tendencë të ushtrojnë më shumë, të hanë ushqime të shëndetshme duke e rregulluar kështu shtypjen e gjakut dhe kolesterolit.

Trupat tonë janë të ndërtuar nga karbohidratet

Hulumtuesit në Universitetin e Bufalos, kanë studiuar trupat e njerëzve dhe kanë gjetur se se trupat tonë në fakt kanë evoluar që të jenë në gjendje të pranojnë më shumë karbohidrate.

Trupi juaj nuk përfiton kur jeni në diet

Matematika është e thjeshtë: djegni më shumë kalori sesa të hani, kështu do të i humbisni disa kilogramë të tepërt që i keni. Dieta nuk është rruga më e lehtë.

Puna, stresi, mungesa e gjumit ndikon në plakjen tuaj

Kjo sipas disa hulumtimeve kanë ardhur në përfundim se këto të tria ndikojnë në plakjen e hershme.

-Njerëzit që ecin më shpejtë e bëjnë zemrën më të shëndetshme

-Njerëzit të cilët hanë shëndetshëm dëgjojnë më shumë

-Nëse doni të kujtoni gjëra, atëherë vetëm mbyllni sytë. /