A duhet të hamë vezë në mbrëmje?

A duhet të hamë vezë në mbrëmje?

Shëndetësi October 18, 2019 - 15:41
detajet

Vezët padyshim se janë një nga ushqimet më të përdorura, dhe shumë të pasura me proteina dhe vitamina. Mirëpo dihet, se vezët përmbajnë edhe një sasi të konsiderueshme të kolesterinës, e cila mund të shkakoj probleme me yndyrën në gjak dhe çrregullime të tjera shëndetësore.

Një pyetje që është bërë vazhdimisht, është se a është e dëmshme që të hamë vezë në darkë? Ekspertët  e nutricionit tregojnë se vezët nuk mund të konsiderohen jo të shëndetshme nëse hahen në darkë mirëpo në mënyrë të moderuar.

Kështu, dietologët nuk kanë gjetur ndonjë arsye shkencore për të thënë që vezët nuk duhet të konsumohen në darkë, mirëpo gjithashtu këshillojnë që si çdo ushqim tjetër edhe ato duhet ngrënë në mënyrë të moderuar.