Pastrimi i gjakut përmes kamomilit dhe vajit të ullirit

Pastrimi i gjakut përmes kamomilit dhe vajit të ullirit

Shëndetësi October 19, 2019 - 12:06
Detajet

Kamomili është një bimë e cila që në lashtësi është përdorur për të kuruar sëmundje nga më të ndryshmet.

Si të përgatisim vajin me lule kamomili

Për këtë kurë mund të përdorni lule kamomili të thara. Mund t’i blini në farmacitë bimore, ose të përdorni kamomil të freskët.

Nëse përdorni kamomil të freskët, duhet të këpusni lulet nga pjesa tjetër e bimës.

Në një kavanoz të madh qelqi, hedhim gjysëm litër vaj ulliri , më pas shtojmë rreth 3-4 lugë të plota gjelle me lule kamomili.

Më pas e mbyllim kavanozin me kapak dhe duhet ta vendosim në një vend me dritë.

Përbërjen do ta lini kështu për dy javë, në këtë mënyrë lulet e kamomilit do të kenë lëshuar të gjitha enzimat e tyre tek vaji i ullirit.

Si të ruani dhe ta konsumoni vajin me lule kamomili

Pasi të kenë kaluar dy javë, kullojmë lulet e kamomilit dhe vajin e hedhim në një tjetër enë qelqi.

Këtë përbërje ruajeni në një vend të freskët, ose në derën e frigoriferit.

Këshillohet që të konsumohet një lugë gjelle esëll në mëngjes, të vazhdohet kështu derisa të ketë mbaruar përbërja.