Lëngu i domates ndihmon rikuperimin e trupit

Lëngu i domates ndihmon rikuperimin e trupit

Shëndetësi October 19, 2019 - 12:33
Detajet

Ekspertët thonë se domatet përmbajnë veti ushqyesve thelbësore, që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe në uljen e presionit të gjakut, transmeton "Zëri.info".

Studimet kanë treguar se lëngu i domates e ndihmon rikuperimin e trupit më shumë se pijet energjetike dhe pijet e tjera.

Ekspertët thonë se domatet përmbajnë veti ushqyese thelbësore, që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe në uljen e presionit të gjakut. Në një studim grek, i cili kishte përfshirë pesëmbëdhjetë atletë për dy muaj rresht, nëntë prej tyre kishin pirë lëng të domates dhe gjashtë të tjerët pije energjike.

Është vërtetuar se ata që kishin konsumuar këtë lëng natyral kanë pasur rezultate më të shpejta në rikuperimin e muskujve dhe në rregullimin e sheqerit në gjak pas një stërvitjeje të vështirë./ZËRI