Një gotë verë në ditë sjell shumë përfitime për shëndetin

Një gotë verë në ditë sjell shumë përfitime për shëndetin

Shëndetësi October 19, 2019 - 12:35
Detajet

Studimet kanë treguar se njerëzit që pinë verë çdo ditë kanë një peshë trupore më të vogël sesa ata që e pinë me raste, transmeton "Zëri.info".

Një gotë verë ka më shumë vlera se ç’mund të mendojmë.

Zhvillon trurin, mbron kujtesën, lufton qelizat kanceroze ose forcon imunitetin. Për më tepër, një gotë verë mund të konsumohet kurdo, në kohë dimri dhe vere. Një nga vlerat më pozitive të verës ka të bëjë me zhvillimin e kujtesës. Një gotë verë bën gjithmonë mirë, sepse jo vetëm e ushqen trurin, zhvillon kujtesën, por dhe e mbron atë.

Një sondazh i bërë me gratë e moshës 70 vjeçe rezultoi më i suksesshëm për ato që konsumonin verë në krahasim me ato që nuk e pinin fare. Po ashtu studimet kanë treguar se njerëzit që pinë verë çdo ditë kanë një peshë trupore më të vogël sesa ata që e pinë me raste. Sipas një studimi britanik, ata që pinin afërsisht një gotë verë në ditë ishin më pak të prekshëm ndaj baktereve “Helicobacter pylori”, i cili shkakton gastrit dhe ulcerë të stomakut.

Një studim tjetër ka treguar se një gotë verë ndihmon në zhdukjen e qelizave kancerogjene. Konkretisht kjo iu bë grave të cilat nuk kishin kancer. Pikërisht një gotë verë në ditë i ndihmonte ato të luftonin qeliza të tilla kancerogjene të paktën deri në 50 për qind. Një tjetër arsye se pse duhet pirë vera është sepse ajo ndihmon në mënyrë të ndjeshme zhvillimin dhe ndërtimin e kockave./ZËRI