Çfarë është shërimi?

Çfarë është shërimi?

Shëndetësi November 12, 2019 - 09:38
Detajet

Shkroi: Charlene Muhammad

Shqipëroi: Fjolla Myftiu

Tema e shërimit është bërë temë e përfolur në rrjete sociale dhe mediat në përgjithsi. Kudo që kyçesh, përfshirë edhe Facebook, ka një link, diskutim ose reklamë në lidhje me shërimin. Nga emisioni amerikan i Oprah ‘Weight Watchers’ (Mbikqyrja e Peshës) deri te këshillat 30 sekondëshe të Dr. Oz, është e qartë se gjithkush ka diçka të thotë në lidhje me shërimin. 

Por çka do të thotë Shërimi? 

Sipas definicionit formal, kuptimi i shërimit është i gjerë dhe i ndërlikuar. “Të Shërosh = të rikthesh shëndetin, të riparosh, të mjekosh, të rikthesh tërësinë shpirtërore, të sjellësh shëndet.” 

Në psikologji, shërimi përfshin “ Të rikthesh sensin e qëllimin jetësor të një personi” ose “procesi i zhvillimit të personalitetit të një personi drejt një tërësie më të lartë dhe më komplekse”.

Shërimi gjithashtu mund të definohet si “një proces i bashkimit të disa aspekteve brenda vetes, trupit-mendjes-shpirtit, në nivele më të thella të njohurisë, gjë që çon drejt  integrimit dhe balansit, ku çdo aspekt ka rëndësi dhe vlerë të barabartë.”

Fjala shërim vjen nga HAL e cila do të thotë shërim (anglisht-Heal), rrënja e së cilës do të thotë e shenjtë (anglisht- Holy), spiritualisht e pastër. Këtu e shohim se shërimi është dhunti, dhe jo një privilegj që e kanë vetëm shamanët dhe “Shëruesit” e tjerë. 

Nëse pajtohemi se Shëndeti = Harmoni e Trupit-Mendjes-Shpirtit, dhe që rrënja e këtij procesi është e Shenjta, pastërtia shpirtërore, atëherë procesi i shërimit është një kërkim se si të jemi humanë. A e kemi humbur këtë dhunti? A na u është marrë kjo fuqi? A e kemi dorëzuar ne këtë fuqi? Apo thjeshtë na ndal injoranca, mungesa e diturisë që të përdorim fuqitë natyrore shëruese brenda secilit?

Shërimi apo Mjekimi?

Në mjekësinë alternative të krijuar nga kultura Perëndimore, procesi ishërimit NUK është qëllimi, vetëm gjetja e një ilaçi. Kur flas për mjekësinë e sotme i përfshij doktorët, institucionet, pacientët pavarësisht se si është relacioni në mes tyre, nuk po i nënçmoj doktorët. 

Ilaçi nënkupton “një metodë të trajtimit mjekësor për të rikthyer shëndetin; një tonik ose lëndë; diçka që riparon ose të shliron nga një situatë e pakëndshme. Dallimi unik nga mjekimi dhe shërimi është përfundimi. We një ilaç, nënkuptohet që arrijmë shlirim. Vetëm kushtoji vëmendje reklamave farmaceutike, nëse injoron shkrimet me shkronaj të vogla, mendoni se keni zgjidhur problemin. Ndërkohë që shërimi nuk është proces i menjëhershëm. Kujto një nga definicionet është “ të rikthesh tërësinë shpirtërore”. Dhe ky proces është evolucionar. Shërimi nuk është një destinacion. Shërimi është një udhëtim. Është udhëtimi i JETËS.

 

 Mjekimi eliminon natyrën evolucinare të shërimt. Dhe duke kërkuar mjekim, ne e dorëzojmë fuqinë tonë. Shërimi është përvojë personale në të cilën përfshihen të gjithë. Kjo quhet jetë. Fatmirësisht, natyra na siguron disa mjete që të na mbajë drejt udhës së shërimit. 

Që të kuptoni se çfarë dua të them, do të përkufizoj disa nga veglat e njohura të ofruara nga natyra, por kuptoni se çdo kulturë dhe shoqëri në planet i’u është dhënë “mjekimi” individual, ose një relacion i veçantë me natyrën i cili do t’i mbajë në harmoni dhe të shëndetshëm. Nuk ka “shkop magjik”. Çdo grup i njerëzve ka një ilaç të ripërdorur nga brezi në brez. Rrugëtimet e shërimit të praktikuara në perëndim janë më të popullarizuarat. Nuk kanë fund ilaçet. Është dëshira ime që kjo bisedë do të ngjallë interesim me shpresa që do të doni të zgjeroni diturinë dhe studimin e shërimit të vetes.

Metodat tradicionale të shërimit kanë një rradhë të ndërhyrjeve. Shumica fillojnë me një strategji parandaluese që ka bazë shpirtërore dhe rradhit më pas bllokat e jetës: mënyra e të ushqyerit dhe levizja. Ndëryrjet si ilaçet bimore dhe energjetikët përdoren për sëmundje të shërueshme dhe të pashërueshme. Mjekësia moderne është pika përfundimtare që përdoret në rast të sëmundjes serioze, ku përfshihet edhe kirurgjia.

Çdo nivel është i ndarë individualisht.

Veglat në Kutinë e Natyrës 

1. Lutja/Meditimi. Së pari, në të gjitha mënyrat e shërimit tradicional pjesë e procesit është reflektimi. Procesi i reflektimit është një analizë që ia bëjmë vetes për atë që po ndjejmë/përjetojmë, dhe arsyet pse po na ndodh kjo. Ky hap është i nevojshëm që t’i shohim pasojat e veprimeve tona, ligji i shkakut dhe efektit në natyrë.

Lutja dhe meditimi janë baza e të gjithave traditave të besimit. Lutja/meditimi është biseda jonë perdonale me natyren dhe Krijuesin e natyrës. Biseda, komunikimi është vitale në jetë. Ndërprerja e komunikimit shkurton jetën. Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të ndëshkuar kriminelët është ti mbyllësh në vetmi. Lutjet/meditimi janë rrugë që lidhin zemrat tona me mendjet. Janë urat të cilat ne i kalojmë të kuptojmë se kush jemi dhe ku qëndron kreativiteti jonë. Lutja/Meditimi janë një përkushtim. Një shembull i mirë janë cicërimat e zogjve në mëngjes. Të vërtetë ndaj natyrës së tyre, në çdo sezonë, me ndritjen e parë të qiellit, ata këndojnë. Ata komunikojnë me energjinë e natyrës. Kafshët e bëjnë këtë instiktivisht, përveç shumicës së njerëzve.

Ne nuk e vlersojmë natyrën. Ne përkushtohemi gabimisht në shpikje të njerëzimit. Dhe kjo po na sëmur, po na çorienton, dhe më pas ne kërkojmë ilaçe që të ndihemi më mirë. Kemi humbur përkushtimin ndaj natyrës. Lutja dhe meditimi mund të na ndihmojnë vërtetë. Por ne duhet të dijmë si të lutemi dhe të meditojmë.

2. Ushqim.  Mënyra e ushqimit është ndër hapat e parë të procesit të shërimit tradicional. Para se të përdorim barëra, medicinë etj., dieta jonë duhet të ndryshojë. Ajo me të cilën ushqehemi ka ndikimin më të madh në trupin tonë. 70% të sëmundjeve në botë kanë për bazë mënyrën e gabuar të ushqimit. Ajo që hamë është burimi kryesor i shëndetit ose sëmundjes! Rregullo dietën, rregullo shëndetin. 

3. Lëvizja. Levizja ka dobi shumë të mëdha. Trupi jonë është i krijuar për të levizur, jo për të qëndruar në një vend. Levizja e mbështet sistemin e tretjes, shëndetin e zemrës gjithashtu edhe shëndetin mendor. Ushtrimet siç janç Yoga, Ki-Gong, Tai Chi dhe artet e tjera marciale janë dizajnuar si praktika reflektuese që mbështesin ngrtjen personale shpirtërore dhe fizike. 

4. Ilaçet Bimore. Bimët janë baza e gjithë medicinës. Shumica e farmaceutikës kanë përmbajtje bimore, ose janë ekstrakt i një bime, si për shembull në komunitete indigjende për shumë shekuj është përdorur Levorja e Drurit të Shelgut si ilaç kunddër dhimbjes. Levorja e kërtoj druri përmban acid salicilik i cili është në përmbajtjen e aspirinës. Ose, janë sintetizuar lëndë që zëvendësojnë bimën, si përshembull hapi kontraceptiv është formë sintetike e një bime të quajtur Dioscorea Villosa. 

Medicina bimore ka për qëllim ta rregullojë metabolizmin e lodhur nga zgjedhjet e gabuara të mënyrës së jetesës së një personi. Ato mund të përdoren brenda një periudhe kohore, së bashku me ndryshime në dietë për të rikthyer balansin e organizmit, por këto nuk janë të dizajnuara të mirëmbajnë shëndet të balansuar. Ilaçet bimore nëse përdoren gjatë e humbin efektin e tyre, ose mund edhe ta përkeqsojnë gjendjen.

5. Energjia shëruese janë arte të shërimit të cilat përfshijnë levizje të lehta trupore ose rreth fushës energjike të trupit, dimenzionit të katërt. Shërimi energjik përfshin: Frymëmarrjen e kontrolluar, Prekjen shëruese siç është Reiki, Akupunkturën, dhe Gurët e çmuar. 

Arti i shërimit nëpërmes energjisë synojnë të shërojnë pengesat në aspektin fizik të trupit. Nëse ne nuk praktikojmë lutje, meditim, ose levizje trupore/mendore, atëherë kemi humbur aftësitë për t’a kuptuar trupin tonë. Ne mund të ndihemi të irrituar, por mos ta kemi aftësinë ta kuptojmë arsyen. Arti i shërimit nëpërmes energjisë është mjet që mbështet shërimin, por nuk është magji, Këto praktika na ndihmojnë ta gdhendim vetëdijen tonë.

6. Medicina Alternative patjetër që ka rëndësi në shërim, sidoqoftë nuk duhet të jetë hapi i parë drejt procesit të shërimit. Fatkeqsisht, në kulturën perëndimore, është opsioni i parë që na imponohet edhe para se të ndalemi (PUSHOJMË), të pyesim (LUTJA) dhe të dëgjojmë (MEDITIMI). Udhëtimi drejt shërimit fillon me qëndrimin tonë. Qëndrimi më i mirë është falënderimi. Ne kultivojmë falënderimin nëpërmes reflektimit siç janë lutja dhe meditimi. Këto na çojnë drej një kuptimi më të thellë të vetes dhe të pjesëtarëve në natyrë, dhe kur fillojmë ta kuptojmë relacionin tonë me Natyrën atëherë e kuptojmë edhe më mirë qëllimin tone, dhe këtu fillon punimi drejt tërësisë shpirtërore.

Përkthyer nga: Stavri Pone