Kontraceptivët në formë të injeksioneve, trajtimi i ri për këtë lloj të kancerit

Kontraceptivët në formë të injeksioneve, trajtimi i ri për këtë lloj të kancerit

Shëndetësi nëntor 12, 2019 - 16:08
Detajet

Një kontraceptiv, i cili merret me anë të injektimin mund të jetë zgjidhja e parandalimit të kancerit cervikal tek femrat, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Studimet e bëra në minj, kanë treguar se ata, të cilët kanë marrë gjilpërën e quajtur Depo-Provera, në formë të kontraceptivëve, ishin më të mbrojtur nga qelizat kancerogjene.

Edhe pse ky lloj injektimi nuk është shumë i përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe, siç janë metodat e tjera në formë të tabletave, gjithsesi pas këtij studimi duhet të merret parasysh futja në përdorim e tyre.

Shkencëtaret nga Universiteti Houston në Texas, kanë zbuluar efektet mbrojtëse të këtij injeksioni në eksperimentet e bëra me minj. Ata i dhanë disa minjve, këtë lloj injektimi, pasi kishin filluar të zhvillojnë shenjat e para të kancerit cervikal.

Hulumtuesit si përfundim vërejtën se tek minjtë, të cilët kishin pranuar këtë vaksinë, sëmundja e tyre nuk kishte progresuar dhe qelizat kancerogjene ekzistuese ishin bërë inaktive.

Arsyeja që minjtë ishin përdorur për të realizuar këtë eksperiment, është se mënyra që kanceri zhvillohet tek ta, është e njëjta me mënyrën që kanceri zhvillohet tek njerëzit.

Ky studim është publikuar në revistën “The American Journal of Pathology”.