Si të shpëtoni nga gërhitja pa shpenzuar para

Si të shpëtoni nga gërhitja pa shpenzuar para

Shëndetësi November 14, 2019 - 14:27
Detajet

Askush nuk dëshiron t’i dëgjojë tingujt torturues të gërhitjes, prandaj disa nga metodat shumë natyrale, që do t’ju ndihmojnë t’i mbani zhurmat nën kontroll janë:

Merrni vitaminë C- Vitamina C ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar dhe atë të frymëmarrjes. Një nga shkaqet kryesore të gërhitjes është bllokimi i rrugëve të ajrit nga sinuset. Duke konsumuar vazhdimisht vitaminë C, do të mund t’i pastroni këto rrugë në mënyrë natyrale.

Përmirësoni dietën ushqimore- ushqimet kanë një rëndësi tejet të madhe në këtë proces. Shmangni produktet e bulmetit, alkoolin, duhanin, çokollatat dhe mishin e procesuar.

Pini çdo mbrëmje këtë lëng “magjik”-  Shtrydhni dy karota, dy mollë, gjysmë limoni dhe një fetë xhinxher, dhe krijoni një përzierje të duhur për ta konsumuar pak orë para se të flini.