Para se të vendosni ti ‘fryni’ buzët, shikoni çfarë i ndodhi kësaj 24 vjeçareje! (FOTO)

Para se të vendosni ti ‘fryni’ buzët, shikoni çfarë i ndodhi kësaj 24 vjeçareje! (FOTO)

Shëndetësi November 15, 2019 - 13:22
Detajet

Ndërhyrjet estetike jo gjithmonë mund të realizohen ashtu siç i kërkoni.

Tejet e trishtuar nga një ndërhyrje, së fundmi është ndarë edhe një 24 vjeçare e cila është edhe nënë.

Gruaja nga  Hemel Hempstead- Herts, është ndier shumë e frikësuar me ndryshimin që kishte bërë në buzët e saj, pasi që ato përveç që ishin fryrë i ishi n bërë edhe të bardha, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Siana O’Connor u fiksua me mbushësit pasi i pa në mediat sociale.

24 vjeçarja mbushjen e parë të buzëve e kishte bërë në prill të vitit 2016, dhe pas një viti pause ajo i bëri edhe me më shumë mbushës. Por, këtë herë procedura nuk shkoi mirë.

Kjo ndërhyrje bëri që ajo të marrë  infeksion të rëndë, duke bërë që buzët të bymehen dhe formojnë ‘flluska qelbi’

Shkaktoi ankthin e saj shoqëror dhe ajo pretendon se nuk mund të funksiononte për shkak të dhimbjes së forte.

Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë terapi duke injektuar buzët, për t’i kthyer ato në formën normale siç edhe i kishte dikur.

Megjithatë edhe sot, ajo ende po ndjen efektet e dhimbshme të procedurës që shkoi keq, ku edhe kishte shpenzuar para të shumta.

Image

Image