Lëngu i hurmave të Arabisë- mrekulli për shëndetin

Lëngu i hurmave të Arabisë- mrekulli për shëndetin

Shëndetësi December 13, 2019 - 11:51
Këshilla jetësore

Tanimë dihet se hurmat e Arabisë, janë të mbushura me përbërës, të cilët janë shumë të mirë për organizmin. Ato konsiderohen si një dhuratë natyrale me plot vlera ushqyese.

Hurmat kanë një përmbajtje te lartë të sheqerit natyral, i cili nuk është i dëmshëm as për diabetikët.

Disa nga benefitet e këtyre hurmave janë:

Ruajnë shëndetin e kockave dhe dhëmbëve– nëse krijoni një lëng të hurmave të Arabisë, atëherë do të merrni një kompleks të mineraleve dhe vitaminave. Prania e kalciumit, manganit dhe hekurit i siguron eshtrave një shëndet shumë të mirë.

Pastrojnë lëkurën– një gotë më lëngun e frutave ofron shumë avantazhe edhe për trupin dhe lëkurën tuaj, duke ja dhënë një pamje shumë të mirë.

Mirëmbajnë flokët- hurmat kanë një përmbajtje të vitaminës B, e cila është shumë e mirë për flokët.

Rol laksativ– hurmat konsiderohen edhe si zgjidhje ideale kundër konstipacionit për shkak se përmbajnë fibra të shëndetshme.

Kundër plakjes– duke qenë se këta fruta përmbajnë një sasi të lartë të anti- oksidantëve që i luftojnë radikalet e lira, ato janë të mira edhe kundër plakjes së qelizave.