Puthja e qenit është e shëndetshme për ju?

Puthja e qenit është e shëndetshme për ju?

Shëndetësi January 21, 2020 - 12:24
Shkencëtarët besojnë se mikrobet e tyre mund të jenë të dobishme për njerëzit.

Dihet tashmë se jetesa me një qen, është e shëndetshme për njerëzit në shumë aspekte. Por tashmë shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se pasja e një shoku katërkëmbësh ka edhe përfitime të tjera.

Ata besojnë se bakteret që gjenden në zorrët e qenve, kanë efekt probiotik tek njerëzit.

Për të testuar këtë teori, studiuesit në Universitetin e Arizonës kanë rekrutuar disa vullnetarë për të shqyrtuar efektet.

Sistemi tretës njerëzor është shtëpia e më shumë se 500 lloje bakteresh, të cilësuara “të mira” dhe “të këqija”.

Probiotikët, zakonisht quhen baktere “të mira” të cilat ndihmojnë në mbajtjen e stomakut të shëndetshëm, në tretjen e ushqimit si dhe ndihmojnë sistemin imunitar.

Ushqimet si kosi apo dhe shtesat ushqimore ndihmojnë në nxitjen e probiotikëve.

Studimet e mëparshme, kanë treguar se qentë dhe të zotët e tyre ndajnë pak a shumë të njëjtat baktere të zorrëve me kalimin e kohës.

Gjithashtu është zbuluar se jetesa me një qen, përforcon sistemin imunitar të fëmijëve duke pakësuar rrezikun e sëmundjeve, përfshirë këtu astmën dhe alergjitë. /Telegrafi/