E jashtëzakonshme: Për pak orë mblidhen 37 mijë euro për shërimin e Arditit

E jashtëzakonshme: Për pak orë mblidhen 37 mijë euro për shërimin e Arditit

Shëndetësi January 21, 2020 - 22:28

Duhen edhe mijëra euro që të arrihet shuma prej 200 mijë euro, aq sa i duhet Ardit Gashit për shërim.

Por deri tani gjithçka po shkon mirë dhe fondet e nevojshme janë gati për tu mbledhur, falë bujarisë së gjithë qytetarëve që po dhurojnë për shërimin e 19-vjeçarit nga Ferizaji.

Në një aksion të udhëhequr nga Labinot Tahiri, për pak orë janë mbredhur 37 mijë euro dhe kjo jep shpresë se shumë shpejt do të mblidhet edhe mbi 80 mijë euro të nevojshme, transmeton Zëri.info.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Jam shumë i lumtur dhe krenarë për ju! ë Të dashur qytetarë bravo ju qoftë! Pêr pak orë arritem të tubojmë afro 37.000 € vetëm në tenda! Jam shumë mirënjohës për ju. Arditi, tani ndodhet në spital dhe presim edhe shumën tjetër vlerë 80.000 mijë€ Shpresojë se me Zotin pêrpara dhe ne se bashku do të ia tubojmë edhe pjesën tjetêr. Tani po i postoj disa të dhanuna dhe fotografitë e disa femijëve që kanë dhuruar me vet dorën e tyre. Nuk ka mbetur njeri pa ndihmua. Zoti ju bekoftë Labi- Ferizaj Kosovë e Shqipërisë. Tani vazhdoni në gjirollogarinë e fondacionit ku i keni edhe në; Euro, Franga e Dollarë. Po ashtu nr i Fondacionit +38343888089

A post shared by Labinot Tahiri FKSHë (@labinottahiriofficial) on

Tahiri përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se 37 mijë euro janë mbeldhur vetëm nëpër tenda, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që po dhurojnë për shërimin e të riut./ZERI