Ja përse mjekët po rekomandojnë të keni marredhenie më shpesh

Ja përse mjekët po rekomandojnë të keni marredhenie më shpesh

Shëndetësi January 24, 2020 - 09:26

A rriten shanset për të ngelur shtatzënë nëse kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë?

Tierney Lorenz, profesoreshë e Institutit Kinsey (SHBA), shpjegon se seksi i shpeshtë do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm në sistemin imunitar, domethënë, është koha për të riprodhuar, transmeton Living.

Nëse bëni seks çdo ditë nga njëra anë rrit praninë e spermës pranë vezës dhe gjithashtu përgatit sistemin imunitar të gruas për të akomoduar një shtatzëni të mundshme.

 

Studimet kanë treguar se lidhja midis frekuencës së marrëdhënieve seksuale dhe incidencës së konceptimit nuk është saktësisht matematike.

Akti i të bërit dashuri ka përfitime pozitive për çiftin  thotë Lorenz. Periudha e pjellorisë më e madhe për një grua korrespondon me një “dritare” prej 5 ose 6 ditësh në muaj gjatë së cilës gruaja ka shanse të mëdha për t’u mbetur shtatzënë.

Në ato ditë, për këtë arsye do të ishte e dobishme që spermatozoidet mashkullore të siguroheshin (duke bërë seks shpesh) në mënyrë që takimi me vezën të mund të kishte një numër më të madh shansesh.

Marrëdhëniet seksuale çdo ditë do të jenë të dobishme për dy arsye: Rritja e pranisë së spermës në afërsi të vezës dhe dërgon një sinjal të rëndësishëm në sistemin imunitar të gruas: është koha për të riprodhuar.