Shenjat që paralajmërojnë ulcerën në stomak

Shenjat që paralajmërojnë ulcerën në stomak

Shëndetësi January 28, 2020 - 22:04

Ulcera është një lezion i mukozës/cipës gastrike (stomakut). Në parim, është një shtresë e hollë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet tretëse, që janë super acidike. Në çdo moment që ka një thatësirë të mukozës, lëngjet gërryejnë indet që rrethojnë stomakun, duke shkaktuar kështu ulcerë.

Shkaqet kryesore të sëmundjes ulceroze janë dy: infektimi nga bakteri helikobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me aspirinën dhe barnat antiinflamatore josteroidiale, si për shembull ibuprofeni ose naproksen. Ndryshe nga besimet popullore, ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulcerë në stomak. As stresi. Megjithatë, nëse vuani nga ulcera, të dyja këto mund të përkeqësojnë simptomat.

Mendoni se keni ulcerë në stomak? Duhet të dini se simptomat nuk janë shumë specifike, që do të thotë se përveç ulcerës ato mund të shkaktohen edhe nga gjendje të tjera shëndetësore të ndryshme, prandaj është e rëndësishme të konsultohuni me mjekun për simptomat që keni dhe mos u vetëdiagnostikoni.

Dhimbje në stomak

Simptoma më e zakonshme e ulcerës në stomak është padyshim dhimbja, zakonisht një ndjesi djegieje në pjesën abdominale.

Duke qenë se ulcera është fjalë për fjalë plagë në sipërfaqen e stomakut ose zorrën e hollë, dhimbja zakonisht shoqërohet edhe me sekrecione të acideve në pjesën e brendshme. Dhimbja mund të përkeqësohet mes vakteve dhe gjatë natës, kur acidi sekretohet në stomak.

Thartirë e stomakut dhe gromësira

Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë.  Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.

Të përziera dhe të vjella

Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë.  Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.

Të vjella dhe jashtëqitje me gjak

Ulcerat mund të shkaktojnë vjellje me gjak, që duket si llum kafeje (është gjaku i patretur në stomak). Jashtëqitja gjithashtu duket më e errët, edhe kjo si pasojë e gjakut të patretur. Të dyja janë shenja që duhet të kërkoni vëmendje mjekësore të menjëhershme.

Dhimbje në shpinë ose krahëror

Dhimbja mund të përhapet edhe në shpinë ose krahëror. Nëse ulcera ka depërtuar edhe në muret e zorrës, dhimbja mund të bëhet më intensive, zgjat më shumë dhe është e vështirë për t’u lehtësuar.

Nëse dyshohet për ulcerë, mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni një endoskopi për ta diagnostikuar dhe trajtuar siç duhet./eo/