Vajtimi për ndihmë: Arsyjet e depresionit dhe ideve vetëvrasëse

Vajtimi për ndihmë: Arsyjet e depresionit dhe ideve vetëvrasëse

Shëndetësi February 19, 2020 - 17:21

“Crisis Text Line”, organizatë joprofitabile, e cila u ofron këshillime personave në momente krize, ka publikuar se si sillen tinejxherët nga Amerika kur përgatiten për aktin vetëvrasës

Duke analizuar 129 milionë porosi të dërguara gjatë gjashtë vjetëve të kaluar, kryesisht të 25-vjeçarëve, ekipi ka krijuar një listë të tërë fjalësh të cilat shpesh parashikojnë idetë vetëvrasëse apo përpjekjet për vetëvrasje, transmeton Telegrafi.

“Ibubrufeni”, “Aspirina”, “800 mg”, janë fjalët më të shpeshta të cilat i përdorin tinejxherët të cilët mendojnë për vetëvrasje, ndërkaq diç më pak të popullarizuara janë fjalët “dollapi i natës”, “vampiri” dhe “linja hekurudhore”.

Njerëzit të cilët kanë përdorur emotikonin e pilulës kanë qenë madje 4,4 herë më shumë të rrezikuar për jetën, derisa njerëzit të cilët përdorin emotikonin i cili qan 1,6 herë, ka zbuluar Bob Filbin, analist i shënimeve nga organizata “Crisis Text Line”.

Fjalët “agonia” dhe “vdekja” janë të pritura, dhe se prindërit, edukatorët dhe miqtë me siguri janë të brengosur për personin i cili lë këtë formë porosish dhe i përjetojnë si shenjë për alarm.

Nga ana tjetër fjalët – vampir”, “11:11” dhe “vetmia” zakonisht nuk janë sinjale më të njohura, përkatësisht vërejtje që urgjentisht duhet reaguar.

Bobi ka treguar që nëse dikush i përdor këto fjalë, përkatësisht i dërgon nëpërmjet porosisë, sistemi i tyre i identifikon si persona më të rrezikshëm të cilët në 24 orë deri në 48 orët e ardhshme mund të bëjnë vetëvrasje.

Kërkesat për këshillim profesional zakonisht i refuzojnë midis orës tetë të mbrëmjes deri në katër të mëngjesit, ndërkaq në ndihmën e parë u arrijnë vullnetarët të cilët gjithë kohës janë të qasshëm në telefon.