5 fakte rreth seksit që nuk i dini, ja si ndikojnë në jetën në çift

5 fakte rreth seksit që nuk i dini, ja si ndikojnë në jetën në çift

Shëndetësi February 19, 2020 - 19:53

10% e të gjitha ëndrave janë rreth seksit: ëndrrat e sexit nuk janë vetëm për meshkujt apo adoleshëntët.

Në fakt, gati një në dhjetë ëndrra kanë përmbajtje seksuale si për gratë po ashtu dhe për burrat. Sipas një studimi të publikuar nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit.

Megjithatë, kishte disa dallime gjinore: Gratë kishin më shumë gjasa të kishin ëndrra seksuale për politikanët, ose për burrin e tyre, ndërkohë që burrat kishin më shumë gjasa të ëndërronin të bënin marrëdhënie seksuale me partnerë të shumtë në të njëjtën kohë.

3% e njerëzve nuk kanë fare fantazi seksuale: Mendon se të kesh fantazi të bën një fanatik?! Jo nuk është kështu! Edhe pse shumica e njerëzve nuk flasin për këtë, plotësisht 97 për qind prej nesh kanë fantazi seksuale, sipas Justin Lehmiller, një studiues në Institutin Kinsey dhe autor i një studimi mbi fantazitë seksuale dhe librin Tell Me What You Want: Shkenca e dëshirës seksuale dhe si mund t’ju ndihmojë të përmirësoni jetën tuaj seksuale.

Shumica dërrmuese thonë se ata fantazojnë diku midis disa herë në javë dhe disa herë në ditë. Me të vërtetë, pjesa e habitshme është se ka disa njerëz që raportojnë zero fantazi seksuale.

Dhimbja e kokës nuk është më justifikim për mos të kryer marrëdhënie seksuale përkundrazi: Në kundërshtim me klishen që kemi dëgjuar të gjithë, “Jo sonte nuk mundem, kam dhimbje koke”, një studim zbuloi se jo të gjithë ata që vuajnë nga dhimbja e kokës duan të shmaninn aktivitetin seksual.

Në fakt, të sëmurët e migrenës kanë raportuar nivele më të larta të dëshirës seksuale, sipas studimit të bërë nga Shkolla e Mjekësisë. Pse? “Studimi ynë sugjeron se dëshira seksuale dhe dhimbja e kokës mund të ndikohen nga e njëjta ndjesi kimike e trurit”, tha Timothy Houle, autore dhe udhëheqëse dhe asistent profesoreshë e anesteziologjisë.

Doni të kaloni në orgazëm? Mbani një çorape veshur: Harrojini të brendshmet, nëse dëshironi të rrisni shansin tuaj për të pasur një orgazmë, mbani çorapet tuaja gjatë seksit, thotë studimi i bërë nga Universiteti i Groningenit.

Askush nuk është i sigurt saktësisht se pse kjo funksionon, por një teori është se në mënyrë që të kaloni orgazëm, ju duhet të jeni plotësisht të relaksuar dhe pa ankth, dhe këmbët e ftohta mund të ndërhyjnë në këtë proces.