Përdorimi i tepërt i vitaminës D, shkakton sëmundje të veshkave

Përdorimi i tepërt i vitaminës D, shkakton sëmundje të veshkave

Shëndetësi March 30, 2020 - 16:51

Një njeri është diagnostikuar nga një sëmundje kronike e veshkave, pasi ka marrë 12 herë më shumë vitaminë D se sasia e rekomanduar.

Një njeri 54- vjeçar nga Kanada, kishte 2 vite e gjysmë, që merr një dozë të tepruar të kësaj vitamine. Mirëpo jeta e tij ndryshoi kur gjatë një pushimi veror 2 javësh, ai iu ekspozua diellit për 8 orë dhe dielli e ndihmoi vitaminën të aktivizohej.

Testet e bëra treguan që niveli i kreatinës në gjak ishte duke u rritur drastikisht, gjë që tregon se veshkët janë duke pasur probleme. Më pas doktorët panë një rritje të tepruar të vitaminës D dhe kalciumit në gjak.

Pas një viti 52- vjeçari tani i është rikthyer jetës, mirëpo ka mbetur me sëmundje kronike të veshkave, dhe në moshën e shtyer ai do të ketë nevojë për dializë.  Ai tregoi se si kishte vizituar një “mjektarë” apo mjek alternativ, i cili i kishte rekomanduar këtë sasi të lartë të vitaminës D që kishte shkaktuar rritjen e kësaj sasie nga 100mml në 132mml, që është një vlerë shumë e lartë në krahasim me normalen,

Njerëzit që vendosin të marrin suplemente të vitaminës D si gratë shtatzëna ashtu edhe njerëzit e moshuar, duhet të kenë kujdes në përdorimin e saj.