Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
6 rastet më të thjeshta të dhimbjes së shpinës

6 rastet më të thjeshta të dhimbjes së shpinës

Shëndetësi May 29, 2020 - 15:34

Një ndër problemet më të zakonshme është dhimbja e shpinës dhe shumica e njerëzve e përjetojnë të paktën një herë në jetë.

Arsyeja pse dhimbja e shpinës është ndër problemet më të zakonshëm është qëndrimi ulur në pozitë jo të duhur dhe jo-aktivitetet fizike të cilat janë shumë të nevojshme, transmeton lajmi.net.

Ju qëndroni ulur tërë ditën:

Nëse qëndroni ulur për 7 deri në 8 orë çdo ditë pa lëvizur do të keni më shumë mundësi që të ndjeni dhimbje shpine sepse mungesa e lëvizjes dhe qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ndikon në dhimbje të shpinës.

Ju keni nevojë të lëvizni, të ecni disa minuta nga koha që qëndroni të ulur.

Injoroni shpinën dhe barkun tuaj:

Kur themi që flasim për shpinën dhe barkun nuk themi që duhet të formoni muskuj perfekt, shpina dhe pjesa e barkut duhet të jenë të forte që të mbështesin lëvizjet dhe të ndalojnë dhimbjen e shpinës.

Jeni të stresuar emocionalisht:

Shumë njerëz me depresion vuaj nga dhimbja e shpinës. Në fakt, studimet kanë sugjeruar që njerëzit me depresion kanë katër herë më shumë mundësi që të vuajnë nga dhimbja e shpinës.

Konsumoni cigare:

Cigarja nuk i shkatërron vetëm mushkrit tuaja por mund të jetë edhe arsyeja e dhimbjes së shpinës dhe e gjunjëve.

Veshja juaj:

Nëse përdorni taka gjatë ditës ato ndikojnë në shpinën tuaj. Përpos dhimbjes së tmerrshme të këmbëve takat ndikojnë edhe në dhimbjen e shpinës, shkruan alternative medicine. Lartësia jo komode për këmbën dhe shpinën ndikon shumë në mos rehatinë dhe dhimbje të shpinës.

Flini në stomak:

Pozicioni juaj i gjumit mund të jetë një arsye pse ndieni dhimbje në shpinë. Kjo sepse shpina juaj nuk është e drejtë së bashku me qafën. Nëse flini në stomak, preferohet që të vendosni një jastëk të hollë në stomakun tuaj që të ndihmojë shpinën për një qëndrim më të drejtë.