Shërohet 3-vjeçarja Hira Ferati e cila kishte 50% djegie trupore

Shërohet 3-vjeçarja Hira Ferati e cila kishte 50% djegie trupore

Shëndetësi June 02, 2020 - 18:49

Hira Ferati, 3- vjeçarja e cila kohë më parë kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur 50% e trupit, në qershor të vitit të kaluar ka pranuar trajtim pa asnjë shpenzim në Turqi, transmeton Zeri.info.

Më këtë rast, Hira Ferati, pas 16 operacioneve ka arritur që të shërohet dhe për këtë ka njoftuar ambasada Turke në Prishtinë.

Në faqën zyrtare të ambasadës thuhet se nëna e Hirës, Marigona Bekteshi Ferati, së bashku me të bijën, ka vizituar ambasadën pwr ta falënderuar për shërimin e vajzës.

“Sot së bashku me nënën e saj Marigona Bekteshi Feratin, na vizitoi për të na falënderuar vogëlushja Hira Ferati e cila në qershorin e vitit të kaluar është trajtuar pa asnjë shpenzim në Turqi pas lëndimeve të rënda që mori ku iu dogj 50% e trupit. Vizita e Hirës sot na gëzoi shumë. Hirës dhe familjes së saj të cilët kalun një periudhë të vështirë, ku Hira pas 16 operacioneve arriti të ketë një shëndet të mirë, edhe një herë i urojmë një jetë përplot shëndet dhe lumturi”, thuhet në njoftim.