Si të kujdeseni për lëkurën e djegur nga dielli

Si të kujdeseni për lëkurën e djegur nga dielli

Shëndetësi June 05, 2020 - 17:46

Për një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme gjatë verës është shumë e rëndësishme të keni kujdes për produktet që përdorni në fytyrë.

Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit më efektivë për lëkurën. Ajo ndihmon në eleminimin e një sërë problemesh, përfshirë edhe plagët që shkaktohen nga aknet.

Edhe pijet e pasura me vitaminë C, mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës.

Gjithashtu ju mund të bëni edhe një maskë me lëkurë portokalli, për një lëkurë të freskët. Lëkurën e portokallit lëreni të thahet për 2-3 ditë dhe më pas krijoni me të një pluhur të imët.

Këtë pluhur e përzieni me mjaltë dhe kos. Përziejini të gjitha së bashku dhe aplikojeni në fytyrën tuaj për 15 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.

Rekomandohet që kjo maskë të përdoret dy herë në javë, për rezultate më të mira.

Vitamina C është e njohur për rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe ndihmon në trajtimin e hiper-pigmentimit, i cili përfshin eleminimin e pikave nga dielli dhe njollat e moshës. Mjalti ka veti anti-bakteriale dhe ndihmon në largimin e toksinave, ndërsa kosi ndihmon në ndriçimin dhe hidratimin e lëkurës.