OBSH: Maska, e këshillueshme kur distancimi fizik është i pamundur

OBSH: Maska, e këshillueshme kur distancimi fizik është i pamundur

Shëndetësi June 05, 2020 - 20:09

Organizata Botërore e Shëndetit lëshoi sot ëudhëzime të reja në lidhje me maskat duke këshilluar përdorimin e saj kur ka një transmetim të gjerë të koronavirusit të ri dhe kur distancimi fizik është i vështirë për t’u mbajtur.

“Duke patur parasysh evolucionin e të dhënave, OBSH-ja i këshillon qeveritë të inkurajojnë publikun e gjerë që të përdorë maska, ëkur transmetimi është i përhapur dhe distancimi fizik është i pamundur”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp.

“Së dyti, ne rekomandojmë që personat e moshës 60 vjeç e sipër ose ata që vuajnë nga probleme mjekësore para-ekzistuese, të mbajnë një maskë, në situatat kur distancimi fizik nuk është i mundur”, shtoi ai.

Ghebreyesus vuri në dukje se udhëzimet e reja u zhvilluan pas ekzaminimit të të dhënave në dispozicion dhe këshillimeve me shumë ekspertë e grupe të shoqërisë civile.