Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Ky produkt që përdorni për pastrimin e rrobave është tejet toksik

Ky produkt që përdorni për pastrimin e rrobave është tejet toksik

Shëndetësi June 05, 2020 - 21:26

Të gjithë në familjet tona përdorim produkte për pastrimin e rrobave – dhe të gjithë përdorin të njëjtat produkte; sodë dhe zbutës rrobash.

Dhe problemi qëndron tek zbutësi i rrobave me përmbajtje kimikë të rrezikshme për shëndetin tonë.

Çfarë është zbutësi i rrobave? Është një kombinim i kimikateve që veshin sipërfaqen e tekstileve me një shtresë të hollë lubrifikimi. Kjo i bën rrobat të ndjehen më të buta dhe i ndihmon ata të rezistojnë në krijimin e energjisë elektrike statike. Zbutësit më hershëm bëheshin nga një kombinim i sapunit dhe vajit të ullirit ose vajrave të tjerë natyrorë.

Sidoqoftë, zbutësit e rrobave të sotme janë bërë nga kimikate të dëmshme të kombinuara me një sasi masive aromë që maskon erërat e tyre të rënda. Zbutësi i rrobave në të vërtetë e bën materialin më pak absorbues, gjë që nuk është gjë e mirë për peshqirët tuaj të banjës gjithsesi.

Këtu është një listë e vetëm disa prej kimikateve toksike që gjenden në zbutësit e rrobave që blejmë në dyqane:

  • Alpha Terpineol: mund të shkaktojë dëmtim nervor qendror dhe probleme të frymëmarrjes
  • Kafora: shkakton çrregullime nervore qendrore, absorbohet lehtë përmes lëkurës
  • Chloroform: një neurotoksinë kancerogjene e preferuar nga vrasësi serial Ted Bundy
  • Benzil Acetate: i lidhur me kancerin e pankreasit
  • Alkooli benil: irritues i traktit respirator
  • Etanol: në listën e “mbeturinave të rrezikshme” të EPA-së, mund të shkaktojnë çrregullime të sistemit nervor qendror
  • Ethyl Acetate: një lëndë narkotike në listën e “mbeturinave të rrezikshme” të EPA-së
  • Limonene: një kancerogjen i njohur që irriton sytë dhe lëkurën
  • Linalool: shkakton çrregullime të sistemit nervor qendror dhe depresionon aktivitetin e zemrës