COVID-19 përshpejton procesin e plakjes

COVID-19 përshpejton procesin e plakjes

Shëndetësi August 15, 2020 - 16:22

COVID-19, jo vetëm mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar, por edhe të dëmtojë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen. Përfundimet dalin nga një grup mjekësh gjermanë që po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me Covid-19.

Për gazetën gjermane “Die Welt” drejtuesi i grupit studimor tha se virusi korona përshpejton gjithashtu edhe plakjen e organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re.

Kështu për shembull një 30-vjeçar që infektohet tani me Covid-19 mund të ketë pas dy vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 40-vjeçari, apo pas dhjetë vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 60-vjeçari.

Koronavirusi prek më shpesh rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, por në fazën akute ai mund të prekë shumë sisteme të organeve të tjera. Grupi i mjekëve gjermane e quajnë koronën një sëmundje entodeliane, pra të qelizave endotele që krijohen tek muret e enëve të gjakut. Ato gjendjen kudo në trupin e njeriun dhe sipas tyre infektimi i këtyre qelizave e përhap infeksionin tek organet e tjera.

Tv Klan