Ish-ushtari i UÇK-së po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë financiare

Ish-ushtari i UÇK-së po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë financiare

Shëndetësi January 21, 2021 - 12:44

Ish-ushtari i UÇK-së, Shpetim Heta, po përmballet me një sëmundje të rëndë.

Ai është diagnostifikuar me "Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna", dhe i duhet ndërhyrje urgjente për transplatim të mëlqisë.

Shpetimi këtë trajtim nuk mund ta marrë në institucionet tona shëndetësore, por i duhet të shtrihet në njërin nga spitalet e shtetit turk, ku siç bëhet e ditur ky trajtim do t’i kushtojë rreth 70 mijë euro.

Kjo shumë është e  papërballueshme për familjen, prandaj ai ka nevojë për mbështje financiare.

Bashkëluftëtarët e tij apelojnë tek të gjithë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar financiarisht ta bëjnë këtë.

Shpetimi ka qenë në Brigaden 113 Mujë Krasniqi dhe është invalid i luftës së UÇK-së me shkallë 70%.  Ai është baba i tre fëmijëve.

Detajet se si mund të ndihmohet Shpetim Heta, i gjeni në vijim:

Image