Qentë zbulojnë rastet e COVID-it me aq besueshmëri sa testet PCR

Qentë zbulojnë rastet e COVID-it me aq besueshmëri sa testet PCR

Shëndetësi June 03, 2022 - 09:27

Një studim i ri ka zbuluar se qentë mund të zbulojnë rastet e COVID-19 edhe më mirë sesa testet laboratorike, shkruan Euronews.

Ata zbuluan se me anë të nuhatjes ndaj monstrave të djersës, qentë janë po aq të besueshëm sa testet PCR për zbulimin e rasteve të COVID-19.

Kur bëhej fjalë për infeksionet asimptomatike të COVID-19, qentë i vunë re të gjitha rastet.

“Qeni nuk gënjen”, tha Dominique Grandjean, një veteriner në Shkollën Kombëtare të Mjekësisë Veterinare të Alfort në Francë.

Ai gjithashtu tha se shumë gjëra mund të shkojnë keq me testet PCR.

Në studim, duke përfshirë mostrat e djersës nga 335 persona, qentë e stërvitur nuhatën 97 për qind të rasteve të COVID-19 që ishin identifikuar nga testet PCR dhe 31 rastet e COVID-19 midis 192 njerëzve që nuk kishin simptoma.

U deshën tre deri në gjashtë javë për të trajnuar shumicën e qenve për të zgjedhur rastet e COVID-19 nga mostrat e djersës.

Qentë janë trajnuar për të gjetur rastet e COVID-19 që në fazat e para të pandemisë./euronews.al